Në rrethanat e një shoqërie me nivel të lartë kriminaliteti të ardhur si rezultat i mungesës së gjatë të një edukimi fetar të brezave, si dhe në rrethanat kur edukimi fetar për breznitë e reja nuk mund të përfitohet në shkollat e formimit të përgjithshëm brenda sistemit arsimor zyrtar, është i rëndësishëm garantimi i mësimit të besimit përmes nismave private. Për këtë arsye, Fondacioni “ALSAR” në vazhdën e një tradite 12 vjeçare ka zhvilluar projektin e kurseve verore të mësim-besimit për periudhën korrik gusht 2018.
Kjo veprimtari konsiston në ringjalljen e vlerave të traditës, si dhe në dhënien e ndihmesës për edukimin e brezit të ri, të shoqërisë shqiptare, me vlerat etiko-morale dhe shpirtërore islame.
Në aspektin organizativ, vlen të përmendim se janë ndërmarrë të gjitha procedurat e planifikimit programor, në zhvillimin e procesit të mësimdhënies janë përfshirë tri etapa kryesore:
· Planifikimi programor, i orientuar me qëllime të veçanta sipas lëndës.
· Mësimdhënia, e gërshetuar me metoda të dobishme bashkëkohore.
· Vlerësimi periodik i njohurive të kursantëve, nëpërmjet kontrolleve të përgatitura nga departamenti i arsimit të Fondacionit ALSAR.
Shtrirja e veprimtarive të kurseve nga pikëpamja gjeografike, është përqendruar në zonat qendrore të vendit. Respektivisht zhvillohen 10 kurse në qytetet, Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan, me pjesëmarrjen e 500 kursantëve.
Programi mësimor i këtij projekti konsiston në edukimin e brezit të ri të shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies së këtyre lëndëve:
- Njohuri të besimit.
· Njohuritë themelore të fesë islame.
Kursantëve u janë shpërndarë falas tekstet përkatëse në funksion të procesit të mësimdhënies së këtyre lëndëve.








