Projekti i ndihmës dhe solidaritetit human në Ramazan, shpërndahen 400 pako me ushqime në Konispol

Në valën e aktiviteteve humanitare përgjatë muajit të Ramazanit, një i tillë u zhvillua sot, më 28 mars, në Konispol.

Me një projekt në këtë kuadër, për ndihmë dhe solidaritet human në Ramazan, pako me ushqime janë shpërndarë në cepin jugor të Shqipërisë.

Ndihma është dhënë për kopshtet e Konsipolit, në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Bido Sejko”, për tërë nxënësit dhe stafin arsimor, dhe për familje në nevojë.

Në veprimtarinë në mjediset e shkollës merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Konispolit, z. Ergest Dule, drejtoria e institucionit arsimor, dhe drejtues e punonjës të Fondacionit ALSAR.

Tepër e konsiderueshme ishte sasia e ndihmës së shpërndarë, në një total prej 400 pakosh.

Ndihma bujare e ALSAR-it u prit me mirënjohje, vlerësuar si e çmuar dhe me shumë domethënie në këto ditë agjërimi dhe ndërveprimi të shtuar shoqëror.

ALSAR po zhvillon prej javësh veprimtari humanitare në të katër anët e vendit, për të përçuar ngado frymën e solidaritetit human dhe për të ndihmuar shtresa në nevojë.

soap 2 day