Promovohet Vepra Studimore e Prof.Dr. Ismail Ahmedit në Tiranë.

Gjatë mesditës së sotme në ambientet e ‘Tirana International Hotel’ në sallën ‘Balsha’ u promovua Vepra Studimore e Profesor Doktor Ismail Ahmedit.

‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me shtëpinë botuese ‘Logos-A’ me qendër në Republikën e Maqedonisë së Veriut mundësuan mbarëvajtjen e aktivitetit të sotëm.

Në eventin e sotëm morën pjesë emra tepër të rëndësishëm të politikës, botës së publicistikës dhe intelektualë të fushave të ndryshme si kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni z.Ali Ahmeti, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Profesor Doktor Hysni Ismaili dhe Ministri i Arsimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Jeton Shaqiri të cilët përshëndetën përzemërsisht veprën e Ismail Ahmedit gjithashtu edhe qytetarët dhe intelektualët të gjendur në sallën ‘Balsha’

Si panelistë mbajtën fjalën mbi refleksionet e veprës Profesor Doktor Milazim Krasniqi, Profesor Doktor Sali Bashota, Profesor Doktor Xhevat Lloshi, drejtuesi i shtëpisë ‘Logos-A’ Profesor Doktor Adnan Ismaili, Publicisti dhe kritiku letrar Z.Agim Baçi dhe drejtuesi i ‘Fondacionit Alsar’ Z.Mehdi Gurra, ndërsa Profesor Doktor Ismail Ahmedi me një fjalë përshëndetëse shumë të ndjerë shpjegoi ndjesitë dhe emocionet mbi strukturimin e kësaj vepre.

‘Salla Balsha’ u gjend e mbushur me intelektual profesor dhe njerëz të thjeshtë të interesuar për këtë vepër studimore me vlera fetare dhe kombëtare të shkruar me elegancë nga pena e Z.Ismail Ahmedit.

Nën një atmosferë të përzemërt dhe me një nivel të lartë të pasqyrimit të refleksioneve të panelistëve eventi i sotëm mund të konsiderohet si një event i nivelit më të lartë shkencor.

soap 2 day