Në kuadër të aktiviteteve humanitare të Fondacionit ALSAR, nisi dje shpërndarja e fidanëve të arrave për familje të fëmijëve jetimë.
Shpërndarja do të ketë një fazë të dytë për t’u plotësuar, disa ditë më pas, dhe jashtë caqeve të Tiranës, në qytete të tjera.
Nëpërmjet dhurimit të fidanëve të arrave synohet të përmirësohet ekonomia familjare e jetimëve. Pra, është fjala për një ndihmë me efekte afatgjata për familje në nevojë që kanë mundësi të mbjellin fidanë.
Projektin e mbështet WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, me të cilën Fondacioni ALSAR ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm.
Në partneritet mes dy institucioneve do të zhvillohen në fundjavë dhe disa veprimtari të tjera humanitare kushtuar jetimëve.