Në muajin e fundit të vitit, ALSAR po zhvillon aktivitete humanitare në kuadër të realizimit të projekteve dimërore.
Jetimët dhe familjet e tyre, të mbështetur pandërprerë nga fondacioni, janë sërish në fokusin e ndihmës, përfitues këtë herë të sobave për ngrohje dhe gatim njëkohësisht.
Një sasi prej shtatë sobash është shpërndarë pranë ambienteve tona për jetimë të kryeqytetit, të ardhur për tërheqjen e tyre të shoqëruar nga familjarë, posaçërisht nga nënat.
WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani, e bëri të mundur këtë aktivitet humanitar, në të cilin dallonte prania aktive e përfaqësueseve të saj.
ALSAR dhe WEFA gëzojnë një partneritet të suksesshëm, produkt i të cilit janë aktivitete të herëpashershme humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë sonë.