Projekti i gjerë i kurbaneve, i përsëritur vit pas viti nga Fondacioni ALSAR në Kurban Bajram, u realizua sërish me sukses nëpërmjet kontributit të disa enteve partnere dhe donatorëve vendas dhe të huaj.
Në solidaritet me shtresat në nevojë të shoqërisë sonë, pakot me mishin e kurbanit janë shpërndarë si ndihmë e kanë mbushur me gëzim vatra familjare në këto ditë feste.
Ndër kontribuesit, HAYRAT, shoqata e ndihmave humanitare me qendër në Turqi, mundësoi përmes filialit në Kanada, ICNA, prerjen e 20 kurbaneve dhe shpërndarjen e 80 pakove me mish kurbani në Elbasan për shoqatën e të verbërve.
Një tjetër shoqatë me qendër në Turqi, ADEMDER, e mbështeti projektin me 7 kurbane, mishi i të cilave, i ndarë në 28 pako, u dhurua gjithashtu për anëtarë të shoqatës së të verbërve në Elbasan.
Donatorë vendas dhe të huaj bënë të mundur therjen e 55 kurbaneve. Pjesa kryesore e mishit të kurbanit, 170 pako, iu kushtua jetimëve të Elbasanit dhe u shpërnda për ta. Sasia tjetër, prej 50 pakosh, u dhurua për nevojtarë në njësinë Nr. 8 të kryeqytetit.
Kontributet e sipërpërmendura përbëjnë vetëm një fragment të kontributit të përgjithshëm të bashkëpunëtorëve të ALSAR-it në këtë Kurban Bajram.




