Realizohet projekti i shpërndarjes së ndihmave ushqimore në Momël të Kavajës

Ende në Ramazan, në ditë të solidaritetit human, me veprimtari të shumta humanitare në ndihmë të komuniteteve dhe shtresave në nevojë, vijon shpërndarja e pakove me ushqime.

Në fshatin Momël, në Kavajë, është zhvilluar aktiviteti i dhënies së ndihmave ushqimore për banorë të zonës.

Shpërndarja u krye në sheshin para xhamisë së fshatit, ndërsa u dhanë 100 pako me artikujt bazë ushqimorë për familje në nevojë.

Projekti u mbështet nga Yeryüzü Doktorları, një organizatë joqeveritare me qendër në Turqi, që për mision të saj ka mbërritjen te njerëzit në nevojë pa mundësi për të siguruar shërbim shëndetësor, e me shumë aktivitet humanitar.

Ky ishte i pari projekt i realizuar nga Fondacioni ALSAR me këtë partner të ri, me të cilin është nënshkruar dhe një protokoll bashkëpunimi.

soap 2 day