Është kurorëzuar me sukses restaurimi i shtëpisë së fëmijës jetim Ahmet Sula, një projekt ky që konsistoi në normalizimin e kushteve të banimit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetesës së kësaj familje.
Fondacioni “ALSAR” pas konstatimit të gjendjes së amortizuar të shtëpisë dhe kushteve të rënda në të cilën banonte kjo familje në fshatin Brar të Tiranës, mundësoi zbatimin e projektit për rikonstruksionin e plotë të saj gjatë muajve prill – maj 2018.
Ky projekt konsistoi në restaurimin e plotë të shtëpisë dhe tavanëve të saj, instalimit të rrjetit të ri elektrik, dhe hidraulik, shtrimit të pllakave, suvatimit të sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme të mureve, si dhe vendosjes së dyerve dhe dritareve të reja.
Në një atmosferë të ngrohtë familjare të shoqëruar me ndjeja emocioni, urimi, falënderimi dhe lutjeje, familjaret i shprehën mirënjohjen e tyre te thellë donatorëve që mundësuan sponsorizimin e këtij projekti bamirës.