Shifrat e aktivitetit humanitar në një muaj të veçantë: Ramazan 2021

Është në ADN-në e “ALSAR”-it t’i gjendet pranë nevojtarit, ta ndihmojë jetimin, t’i japë shpresë njeriut që e ka humbur atë, ta gëzojë të dëshpëruarin, t’ia heqë vetminë të braktisurit, t’ia shtrijë dorën e bamirësisë të vuajturit.

Është në misionin e tij t’ua zbukurojë Ramazanin njerëzve, t’i mbledhë në iftare, t’u dhurojë jetimëve, t’i ndihmojë familjet, që çdokush ta përjetojë atë si një muaj feste dhe begatie, si një muaj sakrifice që shpërblehet.

Një vëllim i jashtëzakonshëm pune në tridhjetë ditë, nën nxitimin e mbërritjes në destinacionin e duhur, aty ku ndihma ishte më e nevojshme. Mijëra pako me ndihma, mijëra përfitues; në numër të ngjashëm pjesëmarrësit në iftare apo marrësit e iftareve të paketuara.

Një përshkrim i hollësishëm i punës së një muaji, në zëra të veçantë, vjen më poshtë. Një pasqyrë e imtësishme e aktivitetit humanitar të Fondacionit “ALSAR” në Ramazanin e këtij viti, të mbështetur nga partnerët me projekte dhe organizime të përbashkëta. Ndihmat, ushqimore dhe veshmbathje, dhe iftaret ishin për fëmijë jetimë dhe familje në nevojë, për besimtarë dhe nevojtarë.

Ndihma ushqimore: 8050 pako të shpërndara

“ALSAR” dhe HASENE shpërndanë 2000 pako në dy javë, në gjashtë qytete.

“ALSAR” dhe TİKA realizuan projektin për shpërndarjen e 3500 pakove në dy javë, në 35 qytete.

“ALSAR” dhe UKIM bënë ndarjen e 200 pakove më 13 prill në Gramsh.

“ALSAR” dhe AYDER shpërndanë në të njëjtin ditë, më 13 prill, 100 pako me ndihma ushqimore në Tiranë.

“ALSAR” dhe ATİB shpërndanë 150 pako më 17 prill në Ndroq, Tiranë.

“ALSAR” dhe HAYRAT dhanë 100 pako më 23 prill në qytetin e Kavajës.

“ALSAR” dhe IHH me qendër në Holandë shpërndanë 600 pako me ndihma ushqimore në datat 2-3 maj, në qytetet Tiranë, Kavajë dhe Elbasan.

“ALSAR” dhe WEFA ishin mes datave 5 dhe 9 maj në Kavajë dhe Elbasan, për shpërndarjen e 300 pakove me ndihma ushqimore.

“ALSAR” dhe RUMELİ VAKFI dhanë 500 pako me ndihma më 6 maj në Dibër dhe Tiranë.

Në bashkëpunim me Fondacionin “ALSAR”, nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve dhe Ambasadës së Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, u ndanë 100 pako më 8 maj në Tiranë.

“ALSAR” dhe IHH me qendër në Belgjikë dhanë më 10 maj në Librazhd 100 pako me ushqime.

“ALSAR” dhe ADEMDER organizuan më 10 maj shpërndarjen e 50 pakove me ndihma ushqimore në Fushë-Krujë.

“ALSAR” dhe AVRUPA YARDIM VAKFI çuan më 11 maj ndihma në 50 pako në Fushë-Krujë.

“ALSAR” dhe HAK-İŞ u shpërndanë nevojtarëve 300 pako më 11 maj në Tiranë dhe Elbasan.

Vakte iftari u shtruan apo u dhanë paketë për 7500 persona

Një projekt iftaresh u realizua përgjatë dy javëve në shtatë qytete me mbështetjen e organizatës HASENE, me vakte iftari për 3700 persona.

Në një muaj, 3000 persona në gjashtë qytete morën pjesë në shtrimin apo dhurimin e vakteve të iftarit nëpërmjet projektit të realizuar me mbështetjen e TİKA-s.

Më 2 maj, 500 persona në Tiranë, Kavajë dhe Elbasan përfituan vakte iftari të dhënë nga IHH-ja me qendër në Holandë.

Vakte iftari për 200 persona u dhanë më 6 maj në Kavajë nga WEFA.

ADEMDER po ashtu dha vakte iftari për 100 persona në Fushë-Krujë dhe Tiranë.

Morën veshmbathje dhuratë 432 fëmijë jetimë

IHH-ja me qendër në Holandë dha veshmbathje për 100 fëmijë jetimë, WEFA për 220 jetimë, AVRUPA YARDIM VAKFI për 11 fëmijë jetimë, dhe Organizata Botërore e Bamirësisë për 100 fëmijë jetimë. Shpërndarja e këtyre ndihmave në veshmbathje u bë në ambientet e Fondacionit “ALSAR”.

alsar femijet jetim
soap 2 day