Në kuadër të aktivitetit të tij arsimor dhe humanitar, si dhe të projekteve për përmirësimin e infrastrukturave shkollore e të ardhjes në ndihmë nxënësve të shkollave publike, Fondacioni ALSAR organizoi këtë të premte, më 4 nëntor 2022, dhurimin e disa materialeve didaktike për shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa” në Petrelë.
Projekti i realizuar përmbante dhurimin e pesë kompjuterave, të një printeri dhe fotokopjeje, të një pajisjeje grirëse letrash, të tetë karrigeve për mësuesit, të një tavolinë zyre dhe një mbajtëse rrobash.
Materialet e dhuruara iu dorëzuan drejtuesve të kësaj shkolle nga punonjës të Fondacionit ALSAR.
Mirënjohës për ndihmën, marrësit e materialeve didaktike shprehën falënderimet për institucionin dhurues.
Aktiviteti e kishte nxitjen nga një kërkesë e Njësisë Administrative Petrelë, së cilës Fondacioni ALSAR iu përgjigj pozitivisht.