Fondacioni ALSAR është në ditë të ngarkuara me aktivitete humanitare, të zhvilluara në qytete e fshatra të vendit.
Në valën e aksionit humanitar në muajin e Ramazanit, ndihma ushqimore janë shpërndarë në tre njësi administrative të Tiranës.
Në Bërzhitë, Krrabë dhe Petrelë është bërë dhurimi i pakove me artikuj ushqimorë për banorë të zonave, për familje në nevojë.
Veprimtaritë shpërndarëse kanë mbledhur njerëz të shumtë, mirënjohës për ndihmën e dhënë zemërgjerësisht.
Pakot me ushqime i përfituan një numër i përgjithshëm prej 450 familjesh të këtyre njësive administrative.
Ndihma ishte pjesë e kontingjentit të mundësuar nga TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.






