Në vazhdimësinë e aktiviteteve humanitare në Ramazan, Fondacioni ALSAR ka kryer shpërndarjen e ndihmave ushqimore në fshatra të Lushnjës dhe të Kavajës.
Pako me artikujt bazë ushqimorë janë dhuruar në Çermë dhe Zhamë të Lushnjës, si dhe në Momël e Gërmenj të Kavajës.
Sasia e shpërndarë në Çermë dhe Zhamë të Lushnjës përbëhej nga 150 pako të destinuara për familje jetimësh dhe në nevojë.
E njëjta sasi, 150 pako ushqimore, me të njëjtin destinacion, familje të jetimëve dhe në nevojë, është shpërndarë dhe në Momël e Gërmenj të Kavajës.
Aktivitetet u mbështetën nga organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, WEFA, e pranishme në terren dhe me përfaqësuesit e saj.
WEFA ka kontribuar në total me 350 pako me ushqime, 50 prej të cilave të shpërndara para nisjes së muajit të Ramazanit.