Në ditën e dytë të realizimit të projektit të ndihmave ushqimore për Ramazan, janë shpërndarë pako për shtresa në nevojë të Tiranës dhe rrethinave të tij.
Pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR u krye shpërndarja e ndihmave në ushqime për 150 familje jetimësh.
Po të shtunën, e njëjta veprimtari u zhvillua në fshatin Mënik, me përfitues të ndihmave 100 familje në nevojë.
Në dhënien e pakove me ndihma ushqimore morën pjesë aktivisht punonjës të organizatës që e mbështet projektin, HASENE, me qendër në Gjermani.
Aksioni humanitar vijon më pas në Lushnjë, e nesër në Elbasan. Gjatë tre ditëve do të jepen si ndihmë 800 pako me ushqime.