Shpërndahet mish kurbani në qytete të ndryshme të vendit

Në traditën e konsoliduar prej vitesh, dhe në kuadër të aktivitetit humanitar, Fondacioni ALSAR ka organizuar dhe ka kryer prej së dielës shpërndarjen e mishit të kurbanit për shtresa në nevojë.

Kjo veprimtari e përsëritur për çdo vit në Kurban Bajram u vjen në ndihmë mijëra familjeve, duke u dhënë mundësi t’i gëzohen siç duhet festës.

ALSAR e realizon shpërndarjen masive në bashkëpunim me organizata partnere.

Kështu, me mbështetjen e HASENE-së, me qendër në Gjermani, mish kurbani është shpërndarë për 1600 familje në qarkun e Elbasanit.

Në Cërrik e përfituan 500 familje mishin e kurbanit, në Gramsh përfitues ishin 250 familje, e po kaq në Peqin. Në Librazhd ndihma në mish kurbani shkoi për 300 familje, dhe i njëjti numër familjesh, 300, e morën atë në Çërravë.

Përfaqësues të HASENE-së e ndoqën nga afër procesin, duke marrë vetë pjesë në shpërndarjen e mishit të kurbanit.

ALSAR ka zhvilluar veprimtari të njëjta këto ditë dhe me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

soap 2 day