Fëmijë jetimë nën përkujdesin e vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR morën në ditën e fundit të javës, më 11 dhjetor, ndihmën financiare të zekatit.
Zarfat me shumën përkatëse u shpërndanë për 50 jetimë në mjediset e fondacionit, në praninë e përfaqësuesve të WEFA-s, organizatës me qendër në Gjermani, mbështetëse e projektit.
Dhënia e ndihmës financiare të zekatit u krye në kuadër të një vargu aktivitetesh të kushtuara jetimëve.
Fondacioni ALSAR e çmon përkujdesin e pandërprerë për jetimët si një kontribut për shoqërinë dhe të ardhmen e saj.
Projektet humanitare dimërore përfshijnë një gamë të gjerë veprimtarish në ditë solidariteti me shtresat në nevojë.