Fondacioni ALSAR ka realizuar me sukses një varg projektesh të shpërndarjes së mishit të kurbanit gjatë këtyre ditëve festive.
Nga bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i ALSAR-it me ente të huaja partnere e kanë përfituar ndihmën mijëra familje për Kurban Bajram.
Veç kësaj, kanë kontribuar në këtë aspekt dhe donatorë vendas e të huaj. Kontributi i tyre dhurues ka mundësuar prerjen e 95 kokë bagëtive.
Kontribut modest, por domethënës, ka dhënë dhe organizata bamirëse, “Send a Little Hope”, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, ofruese e bërjes së dy kurbanëve.
Mishi i kurbanëve të prerë nga kontributet humanitare të lartpërmendura është shpërndarë për 388 familje në vendbanime të ndryshme, ku mund të veçojmë fshatin Gërmenj në Rrogozhinë dhe fshatin Mënik në Tiranë.
Prerja e kurbanëve dhe shpërndarja e mishit të tyre në Kurban Bajram ka një historik të konsoliduar në Fondacionit ALSAR, si pjesë e aktivitetit të tij humanitar.
