Shtrohen iftare në tre qytete, mbështetur nga EMIN

Njerëz të shumtë, besimtarë, banorë, pjesëtarë komunitetesh dhe shtresash në nevojë, i çelën së bashku iftaret e shtruara me mbështetjen e shoqatës së ndihmave me qendër në Gjermani, EMIN.

Atmosferë festive u krijua në organizime të ndryshme në tre qytete, në iftaret e shtruara në tre ditë për 500 persona, në tërësi.

Në kryeqytet, në dy iftare u thirrën komunitete në nevojë dhe besimtarë të Laprakës, me haje për 100 persona në secilin prej tyre.

Iftar për 150 të pranishëm u organizua në Labinot të Elbasanit. Për një numër të njëjtë të ftuarish, 150, u shtrua iftar dhe në Kavajë.

Traditë e hershme e Fondacionit ALSAR, shtrimi i iftareve mbart solidaritetin human dhe përjetimin e përbashkët të ditëve të gëzuara të Ramazanit.

soap 2 day