Shtrohet iftar për banorë të Kukësit

Në kuadër të aktiviteteve në muajin e Ramazanit, Fondacioni ALSAR ka shtruar një iftar në qytetin e Kukësit.

Në një nga restorantet e qytetit janë ftuar agjërues dhe agjëruese të moshave të ndryshme për një iftar të përbashkët.

Në iftarin për 150 persona kanë qenë të pranishëm autoritete lokale, prefekti i Kukësit dhe kryetari i Bashkësisë së Kukësit.

Kryetari i Fondacionit ALSAR dhe drejtori administrativ i tij ishin mes pjesëmarrësve, ashtu si dhe koordinatori i TİKA-s në Tiranë.

TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, e përfshirë në një bashkëpunim të gjerë me Fondacionin ALSAR gjatë këtij muaji, e mbështeti shtrimin e iftarit.

Mjedisi familjar ndihmoi në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe tipike në shtrimin e këtyre iftareve.

Fondacioni ALSAR shtron iftare dhe ndan vakte iftari të parapërgatitura përgjatë ditëve të agjërimit, duke kontribuar për një përjetim sa më të mirë të Ramazanit dhe për socializimin e agjëruesve, nxitur pandryshueshmërisht nga aspekti humanitar i aktiviteteve të këtilla.

soap 2 day