Sigurohet përmes partneritetit furnizimi me artikuj ushqimorë për tërë vitin akademik i konviktit të Fondacionit ALSAR

Fondacioni ALSAR ka garantuar sasinë e nevojshme të artikujve ushqimorë për konviktin e vajzave për vitin akademik në vazhdim.

E ka siguruar sasinë e duhur një ent partner, IHH me qendër në Holandë, në bashkëpunim me të cilin janë realizuar disa projekte në javën e parafundit të tetorit.

Furnizimi me ushqime, ku përfshihen artikujt kryesorë, miell, sheqer, oriz, vaj, etj., dhe bulmeti, është parashikuar të bëhet në tre faza, duke pasur në konsideratë magazinimin dhe afatet e përdorimit.

Dorëzimin e artikujve ushqimorë në fazën e parë e kanë bërë përfaqësues të IHHNL-së gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë për disa ditë.

Konvikti i vajzave i Fondacionit ALSAR u ofron strehim dhe ushqim dhjetëra studenteve që ndjekin studimet e larta në institucionet publike të arsimit.

Kushtet e mira dhe siguria e strehimit dhe ushqimit e kanë bërë të kërkuar prej vitesh konviktin për shumë të reja studente.