Fondacioni ALSAR dhe Bashkia e Konispolit kanë organizuar së bashku mbajtjen e një seminari shkencor të martën, më 25 qershor.
Në përkujtim të 80-vjetorit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, simpoziumi do t’i mbajë punimet nga ora 19:00 në Konispol.
Fjala e hapjes nga kryetari i Bashkisë së Konispolit dhe fjala përshëndetëse nga kryetari i Fondacionit ALSAR do të pasohen nga një varg kumtesash.
Simpoziumi zhvillohet në kuadër të aktivitetit kulturor të Fondacionit ALSAR, e të angazhimit të përhershëm të tij për çështjen kombëtare.