Me ardhjen e dimrit, dhe në ditë të solidaritetit human me shtresat në nevojë, të dielën, më 11 dhjetor, u zhvilluan disa veprimtari humanitare në ndihmë të jetimëve dhe familjeve të tyre.
Pjesë e projekteve humanitare dimërore ishte shpërndarja e druve të zjarrit dhe e sobave për ngrohje për familje të fëmijëve jetimë.
Edhe pse në kushte të vështira atmosferike, me reshje të vazhdueshme shiu, shpërndarja u krye sipas planit.
Një ndihmë me shumë vlerë ishin sobat e drurit, të dhuruara për dhjetë familje jetimësh. Ndihmë tjetër e dhënë qenë drutë e zjarrit, shpërndarë për pesëdhjetë familje të jetimëve. Çdonjëra prej tyre mori një metër kub dru.
Projekti u mbështet nga WEFA, me qendër në Gjermani, me pjesëmarrjen në shpërndarje të tre përfaqësuesve të saj.