Sofra e iftarit, solidaritet me vëllezrit tanë të prekur nga tërmeti në Turqi.

Ekipi i ‘Fondacionit Alsar’ prej dy ditësh ndodhet në qytetet e prekura nga tërmeti apokaliptik i 6 shkurtit në Turqi në kuadër të ndihmave përgjatë muajit të Ramazanit.

Prej dy ditësh ‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me organizatat humanitare partnere ka shpërndarë vakte të ngrohta iftari dhe ndihma ushqimore për banorët e Malatias, Hatait dhe Karamanmarashit ku në total janë shpërndarë mbi 1500 vakte iftari dhe ndihma ushqimore.

Ekipi i ‘Fondacionit Alsar’ ishte prezent edhe fill pas valës shkatërruese të tërmeteve të 6 shkurtit në jug-lindje të Turqisë duke treguar solidarizim dhe ndjenjë vëllazërore me popullin turk.

Vizita e dytë në pak kohë në qytetet e prekura më rëndë nga tërmeti vjen në kuadër të solidarizimit human me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit.

soap 2 day