Solidaritet dhe ndihmë në Ramazan, pakot e TİKA-s mbërrijnë në qytete të tjera

Durrësi, Kavaja, Peqini, Rrogozhina, Cërriku dhe Gramshi ishin ndalesat e radhës të automjeteve me ndihma ushqimore, destinuar për t’u shpërndarë në ditë të shprehjes së solidaritetit njerëzor në Ramazan.

Për banorë në nevojë, jetimë dhe familjarë të tyre, u shpërndanë të enjten, më 21 prill, 200 pako me ushqime.

Shpërndarja e këtyre ndihmave ushqimore është një sipërmarrje e përbashkët e Fondacionit ALSAR dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA).

Ajo ka nisur në Tiranë, ka vijuar në qytete të tjera, si një veprimtari masive humanitare në zhvillim përgjatë një muaji.

ALSAR-i bashkëvepron me shumë partnerë në Ramazan për realizimin e një sërë projektesh humanitare, duke u ardhur në ndihmë mijëra njerëzve në të katër anët e vendit.

soap 2 day