Solidaritet human, ndihma ushqimore për familje të të verbërve në Elbasan

Fondacioni ALSAR ia kushtoi ditën e parafundit të javës një aktiviteti humanitar në Elbasan, në ndihmë të familjeve të anëtarëve të shoqatës së të verbërve.

Shpërndarja e ndihmave në ushqime përbënte pjesën e parë të aktivitetit. Familje të të verbërve morën pako me artikujt bazë ushqimorë.

Aktiviteti ishte në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan, të mbushura me aksion humanitar anembanë vendit.

TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, e mbështeti projektin, si dendur përgjatë gjithë këtij muaji me iniciativën e saj mjaft të çmuar.

Përtej aspektit material, ndihma e dhënë në këtë muaj është një përqafim i nevojtarëve dhe të pamundurve, një ngrohtësi njerëzore e dhuruar me shumë bujari.

soap 2 day