Solidariteti me jetimët, ALSAR dhe WEFA lumturojnë fëmijë të Tiranës

Nga bashkëpunimi i suksesshëm midis Fondacionit ALSAR dhe WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, dhjetëra fëmijë jetimë të kryeqytetit kanë kaluar një të shtunë të paharrueshme zbavitëse.

Veprimtaritë e së shtunës janë zhvilluar në kuadrin e ditëve të solidaritetit me jetimët, për të cilat ka ardhur në Tiranë dhe delegacioni i WEFA-s, në krye të të cilit është kryetari i saj, z. Musab Aydın.

Për dyzet fëmijë jetimë janë dhënë ndihma ushqimore, është organizuar aktivitet zbavitës, është shtruar drekë e përbashkët, janë dhuruar biçikleta dhe veshmbathje.

E shtuna ka nisur me shpërndarjen e ndihmave në pako ushqimore në ambientet e Fondacionit ALSAR, pjesëmarrës aktiv i së cilës ishte kryetari i WEFA-s, si në të gjitha veprimtaritë e tjera të kësaj dite.

Fëmijët jetimë janë dërguar më pas në qendrën e argëtimit “Latitude”, ku kanë luajtur e janë dëfryer.

Një drekë e përbashkët pas lojërave u ka kthyer energjitë fëmijëve, të ngazëllyer nga përkujdesi për ta. Të tjera dhurata po i prisnin…

Për 20 fëmijë, më të vegjlit, të moshës 6-10 vjeç, u dhurua nga një biçikletë; për njëzet të tjerë dhuratë u bënë veshmbathje, të zgjedhura prej vetë atyre në një qendër tregtare.

Dhurimi i biçikletave dhe blerja e veshjeve mbylli aktivitetet e së shtunës kushtuar dyzet fëmijëve jetimë.

WEFA është e falënderuar për mbështetjen e tillë në ndihmë të jetimëve dhe për partneritetin mjaft dobiprurës me Fondacionin ALSAR.

Slide Slide Slide Slide
soap 2 day