Spitalit të Peshkopisë i dhurohen aparatura dialize

Në kuadër të aktivitetit të tij humanitar, Fondacioni ALSAR i dhuroi spitalit të Peshkopi dy aparatura dialize, si ndihmë në përmirësimin e kushteve spitalore për t’u shërbyer sa më mirë të sëmurëve.

Dhurimi i aparaturave të përdorura të dializës u krye në bashkërendim me Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin verilindor. Projektin e mbështeti IHH me qendër në Holandë, partnere energjike e ALSAR-it në një varg veprimtarish humanitare.

Ceremonia e dorëzimit të aparaturave të dializës u zhvillua sot, më 7 tetor, në spitalin e Peshkopisë.

Institucionet publike të kujdesit shëndetësor kanë përfituar dhe në të shkuarën nga aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR, ndihmuar në mënyrë të qenësishme me aparatura apo mjete të tjera infrastrukturore.

Vlen të theksohet se ALSAR u kthye brenda pak javësh në Peshkopi me projekte humanitare. Ai dhuroi muajin e kaluar mjete shkollore dhe ushqime për nxënës dhe banorë të një lokaliteti pranë qytetit.

soap 2 day