STUDENTE NGA TURQIA VIZITOJNË FONDACIONIN ALSAR

Një grup i perzgjedhur studentesh nga universitete të ndryshme të Turqisë, po zhvillojnë një vizitë disaditore në Shqipëri në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të Përvojave 2018” që organizohet nën përkujdesjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Sot patem kenaqesine qe ti prisnim ato ne seline e Fondacionit ALSAR, gjatë këtij takimi të zhvilluar në një frymë të ngrohtë e miqërore kryetar i Fondacionit Z. Mehdi Gurra, i paraqiti miqve të nderuar një prezantim të veprimtarisë së Fondacionit, duke hedhur dritë mbi arritjet perpjekjet dhe angazhimet e tij për të ofruar dhënien e kontributit në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe ruajtjes e zhvillimit të vlerave të traditës sonë kulturore e kombëtare.

Ndër të tjera ai vlerësoi maksimalisht edhe kontributin e çmuar të Agjencisë Shtetërore Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), që operon në Shqipëri duke e konsideruar atë si një nga shembujt konkretë e më shprehës të dashamirësisë, miqësisë dhe aleancës strategjike që ka populli, shteti dhe politika e Turqisë me Shqipërinë. Ajo renditet si një nga donatorët kryesorë, që ka ndikuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë, në dy dekadat e fundit.

Me fondet e TIKA-s janë rehabilituar spitale, ujësjellës, kopshte e shkolla, duke i ofruar njëherazi një kontribut e ndihme te pakursyer edhe kategorive te njerëzve ne nevoje ndër te cilët edhe fëmijët jetime dëshirojmë te theksojmë këtu se nëpërmjet ndihmës së çmuar të TIKA-s, dhe mbështetjes se saj bujare, janë realizuar një sere projektesh te suksesshme te dhurimit te pakove ushqimore, veshmbathjeve dhe çantave shkollore ndihme te 3500 fëmijëve jetimë në mbarë vendin.

Në përfundim të fjalës së tij, Z. Gurra rishprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit vëlla turk për popullin shqiptar.

Studentet e ardhur nga Turqia në vijimësi të këtij programi, do të vizitojnë objektet e trashëgimisë kulturore në qytete të ndryshme të vendit që po restaurohen nga TIKA.

soap 2 day