Fondacioni ALSAR ka zhvilluar këtë javë tetori një varg veprimtarish në kuadër të realizimit të projekteve humanitare dhe arsimore.
Aktiviteti i radhës i mundësuar nga mbështetja e IHH-së me qendër në Holandë, organizmit me bashkëpunim të konsoliduar me Fondacionin ALSAR, ishte dhënia e bursave të ekselencës për 37 studentë të universiteteve publike.
Në ambientet e Fondacionit ALSAR u krye shpërndarja e zarfeve me këstin e parë të bursave të ekselencës për këtë vit akademik.
Përfaqësuesit e IHHNL-së, të pranishëm në aktivitet, dhanë për çdo student zarfin përkatës me këstin e bursës.
Me të gjithë ata u bë në fund një fotografi e përbashkët.
Dhënia e këstit të parë të bursave të ekselencës për këta studentë shënoi dhe mbarimin e aktiviteteve të zhvilluara në bashkëpunim me IHHNL-në përgjatë këtyre ditëve.
Drejtues të Fondacionit ALSAR dhe ekipi i IHHNL-së shfrytëzuan mundësinë për të bërë një analizë e vlerësim të partneritetit, me konkluzione në të mirë të bashkëpunimit dypalësh.
Nga Fondacioni ALSAR u shpreh mirënjohja për kontributin e vyer të IHH-së me qendër në Holandë në realizimin e shumë projekteve.







