Tag Archives: aktivitet humanitar

Afron Ramazani, nis shpërndarja e kontingjenteve të para të ndihmave me pako ushqimore

Fondacioni ALSAR e ka kthyer në traditë nisjen e shpërndarjes së ndihmave ushqimore në prag të Ramazanit, që vazhdon më tej gjatë gjithë këtij muaji të bekuar me një intensitet shumë më të lartë.

Punonjësit e fondacionit e shkelin anë më anë vendin për t’u gjendur pranë nevojtarëve, për t’u ardhur në ndihmë dhe për t’i lumturuar sadopak nëpërmjet solidaritetit human.

I tërë ky aktivitet humanitar mbështetet nga organizatat partnere, bashkëpunëtore dhe kontribuese për vite më radhë.

Kështu, IHH-ja me qendër në Holandë dërgoi kontingjentin e parë të ndihmave ushqimore, të shpërndarë sot, më 26 mars.

Shpërndarja u bë në një zonë të varfër, në Klos dhe në rrethinat e tij, në fshatrat përreth. Për familje në nevojë, të shumta në këtë njësi administrative, u dhanë 150 pako ushqimore.

Kjo sasi është vetëm një pjesë e 500 pakove me ushqime që IHH-ja ka planifikuar të shpërndajë si ndihmë përgjatë Ramazanit në bashkëpunim dhe bashkërendim me ALSAR-in.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma ramazan” alias=”postim-alsar-lndihma-ramazan-1″]

Ndihma ushqimore nevojtarëve në Lushnjë

Në kuadër të veprimtarive humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë, në qytetin e Lushnjës janë shpërndarë pako ushqimore.
Ndihma u dha për 80 familje në nevojë. Dhurimi i pakove me ushqime u bë me mbështetjen e HASENE-së, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani.
Aktiviteti i sotëm pasoi ato të javës së shkuar, mbështetur nga e njëjta organizatë, duke ndihmuar familje në nevojë në disa qytete të vendit.
ALSAR-i dhe HASENE realizuan së bashku kështu projektin e ndihmave të ngutshme dhe të atyre dimërore.
Përmes dhurimit të ndihmave të tilla shprehet solidariteti me shtresat në nevojë, përçohet shpresë te nevojtarët dhe u tregohet se nuk janë të braktisur në fatin e tyre. Fondacioni ALSAR i jep rëndësi njëlloj si mbështetjes ekonomike dhe asaj shpirtërore për njerëzit në nevojë.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma lushnje” alias=”postim-alsar-ndihma-lushnje-33″]

Pranë njerëzve në pritje të ndihmës, jepen pako me ushqime

Ndalesë tjetër e projektit të ndihmave të ngutshme dhe dimërore ishin Tirana dhe Fushë-Kruja.

Në ditë solidariteti human, pako me ushqime u shpërndanë për familje në nevojë dhe për njerëz në mjerim. Dhënë me mbështetjen e HASENE-së, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, në bashkërendim dhe bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, ndihmat përçuan pakëz shpresë në përditshmërinë e vështirë të të ndihmuarve.

Pako ushqimore u dhanë në kryeqytet për 50 familje të shoqatës “Shpresë për jetën”. Po në Tiranë, përfaqësues të HASENE-së vizituan pesë familje e njerëz në kushte të mjerueshme, ndihmuar me pako ushqimore dhe batanije.

Ndihma në ushqime u shpërndanë dhe në Fushë-Krujë për 60 familje në nevojë dhe jetimësh.

Projektet humanitare zënë vend të rëndësishëm në veprimtarinë e ALSAR-it; prej tyre kanë përfituar e përfitojnë mijëra njerëz ngado. Bashkë me ndihmën ekonomike, ato përcjellin mesazhin aq të nevojshëm të solidaritetit human.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar fushe kruje” alias=”postim-alsar-fushe-kruje-2″]

Familje në nevojë në Librazhd dhe Pogradec ndihmohen me lëndë drusore për ngrohje dhe pako ushqimore

Aksioni i përbashkët humanitar i ALSAR-it dhe HASENE-së, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, do të vazhdonte gjatë kësaj jave me ndihma të shpërndara në Librazhd dhe në Çërravë të Progradecit.

Në ditë solidariteti human, familje në nevojë u ndihmuan me dru për ngrohje dhe me ushqime.

Në Librazhd, dru zjarri u shpërndanë për 50 familje në nevojë. Shpërndarja u bë nga punonjësit e ALSAR-it dhe të HASENE-së.

Në njësinë administrative Çërravë të Pogradecit ndihma e dhënë për 150 familje në nevojë ishte në pako ushqimore.

Shpërndarja u bë në kuadër të projektit të ndihmave dimërore dhe të ngutshme.

Fondacioni ALSAR organizon gjatë gjithë vitit veprimtari të këtilla humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë kudo në vend, shumë prej të cilave kryhen në bashkëpunim me organizata dhe fondacione partnere ndërkombëtare.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar librazhd2″ alias=”postim-alsar-librazhd2-22″]

Në Elbasan me ndihmat e HASENE-së

Në ditën e dytë të aktivitetit humanitar të organizuar me mbështetjen e organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, HASENE, në ndihmë u është ardhur nevojtarëve të Elbasanit.

ALSAR dhe HASENE kanë shpërndarë pako ushqimore, ngrohëse elektrike dhe batanije për jetimë, për familjet e tyre dhe për familje në nevojë.

Në ndalesën e sotme në Elbasan, për çdonjë nga 100 fëmijë jetimë apo familjarë të tyre janë dhënë si ndihmë nga dy batanije dhe një ngrohëse elektrike; artikuj mjaft të nevojshëm në të ftohtin e dimrit.

Në Labinot-Mal, 100 familje në nevojë janë ndihmuar me pako ushqimore, shpërndarë nga punonjësit tanë dhe të organizatës partnere.

Gjithçka e dhuruar nevojtarëve ka qenë në kuadër të ndihmës humanitare emergjente dhe dimërore.

Ditë të tilla të solidaritetit human, gjatë së cilave ai shprehet me shpërndarje ndihmash, janë të vazhdueshme në aktivitetin e Fondacionit ALSAR.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar ndihma elbasan” alias=”postim-alsar-dite-solidariteti-elbasan”]

Ditë të solidaritetit human: me mbështetjen e HASENE-së në ndihmë të nevojtarëve

Fondacioni ALSAR dhe HASENE, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, e kanë nisur këtë javë me një varg veprimtarish humanitare.

Me mbështetjen e HASENE-së, në këto ditë solidariteti human do të ndihmohen nevojtarë në kuadër të ndihmave të ngutshme dhe atyre dimërore.

Kështu, në bashkërendim me Bashkinë e Tiranës, në qendrën e saj sociale në Shkozë u shpërndanë të hënën pako ushqimore dhe batanije për 100 familje në nevojë.

Po të hënën, për 150 familje fëmijësh jetimë u dhanë në mjediset tona ndihma në pako ushqimore.

Zhvillimin e aktivitetit humanitar po e ndjekin dhe punonjës të HASENE-së, aktivë në shpërndarjen e ndihmave së bashku me ata të ALSAR-it.

HASENE është një organizatë partnere me të cilën Fondacioni ALSAR ka një bashkëpunim të frytshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta humanitare.

[rev_slider slidertitle=”postim alsar dite solidariteti” alias=”postim-alsar-dite-solidariteti”]

soap 2 day