Tag Archives: Humanitare

Ndihmë ekonomike dhe pako me ushqime për fëmijët jetimë.

Fondacioni ‘ALSAR’ nuk ndalon së mbështeturi fëmijët jetimë dhe familjet e tyre.

Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ u shpërnda ndihmë ekonomike dhe ndihmë në ushqime.

Projekti u realizua në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘UK ISLAMIC MISSION’ me qendër në Angli ku në total nga ky projekt përfituan 22 fëmijë.

Fondacioni ‘ALSAR’ vijon mbështetjen e jetimëve me ndihmë ekonomike

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar aktivitetin humanitar me zbatimin e projektit të ndihmës ekonomike për jetimët, për t’iu gjendur kështu pranë shtresave në nevojë.

Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë çeqe për 81 jetimë.

Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt në kuadër të projektit për ndihmën dedikuar jetimëve.

Shpërndarja e ndihmave ekonomike ekskluzivisht për jetimët është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi përgjatë të gjithë aktivitetit të Fondacionit ‘Alsar’ ndër vite.

ALSAR shpërndanë ndihmë ekonomike dhe veshmbathje për jetimët

‘ALSAR’ vijon mbështetjen ndaj jetimëve. Në ambientet e fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë çeqe të ndihmës ekonomike dhe pako me veshmbathje për fëmijët jetimë.

Projekti u zhvillua në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë ku përfitues nga ky projekt humanitar ishin 200 fëmijë jetim.

Fondacioni ‘ALSAR’ gjendet gjithmonë pranë fëmijëve jetimë

Shpërndahen çanta dhe mjete kancelarike për nxënës në Peshkopi.

Projekti i realizur në zonënën e Peshkopisë në këtë të dielë më 8 tetor 2023 u dedikohej ekskluzivisht nxënësve të shkollave 9 vjeçare të fshatit Dovolan dhe Tomin.

Nxënësit e këtyre dy shkollave përfituan çanta dhe mjete kancelarike të dhuruara nga fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë.

Në total u shpërndanë 270 çanta dhe mjete mësimore, përkatësisht 70 çanta në shkollën 9 vjeçare në Dovolan dhe 200 çanta në shkollën 9 vjeçare në Tomin.

Dhurimi i çantave dhe mjeteve shkollore është një prej projekteve të realizuara në mënyrë të vazhdueshme nga ALSAR për t’i ardhur në ndihmë brezit të ri në rrugën e dijes

Vijon shpërndarja e ndihmës ekonomike për fëmijët jetimë.

Në kuadër të ndihmës financiare për fëmijët jetimë, në ambientet e fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë çeqe për 32 fëmijë jetimë.

Ndihma për fëmijët jetimë është kthyer në traditë për fondacionin ‘ALSAR’.

Fëmijë jetimë marrin ndihmë financiare

Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm për fëmijët jetimë, një ndihmë financiare është shpërndarë për ta.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u dhanë çeqe për 78 jetimë, përfitues nga projekti i realizuar me mbështetjen e Mercy to Humanity, me qendër në Londër.

Projektet e përbashkëta mes ALSAR-it dhe Mercy to Humanity vijojnë prej një kohe të kontribuojë për mirëqenien e jetimëve.

Në fokus të aktivitetit tonë humanitar, fëmijë jetimë përkrahen e ndihmohen financiarisht gjatë gjithë vitit.

soap 2 day