Tag Archives: Humanitare

Në tre fshatra të Lushnjës shpërndahen pako me ushqime në kuadër të aktivitetit humanitar në Ramazan

Fondacioni ALSAR nuk ka njohur pushim as këtë të dielë, në ditën e parë të marsit. Aktivitet humanitar është zhvilluar në Lushnjë, në tre fshatra.

Pako me ushqime u shpërndanë në Zhamë, Çermë dhe Thanasaj për familje në nevojë.

Ndihma ushqimore e shpërndarë përbëhej nga 234 pako.

Ky ishte kontingjenti i dytë i ndihmave ushqimore të dhëna për shtresa në nevojë në kuadër të muajit të Ramazanit me kontributin e organizatës IHH me qendër në Holandë.

Përfaqësuesi i IHHNL-së mori pjesë aktive në shpërndarjen e pakove për banorët e këtyre fshatrave.

Bashkëpunimet e Fondacionit ALSAR me partnerë ndërkombëtarë dhe donatorë të ndryshëm garantojnë realizimin e projekteve humanitare përgjatë tërë muajit të begatë të Ramazanit.

Ndihma ushqimore shpërndahen dhe në aksin verior, në Milot, Rrëshen, Mirditë dhe Kukës

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar në ditën e fundit të shkurtit me shpërndarjen e pakove ushqimore në segmentin gjeografik ku përfshiheshin Miloti, Rrësheni, Mirdita dhe Kukësi.

Ndihma u prit me mirënjohje dhe në këtë aks verior dhe atë e përfituan 200 familje jetimësh.

Edhe kjo shpërndarje e pakove me ushqime u mundësua nga mbështetja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TİKA.

Fondacioni ALSAR dhe TİKA po bashkëpunojnë në këtë Ramazan, ashtu si në vitet e kaluara, për shpërndarjen e një sasie të madhe ndihmash në ushqime për shtresa në nevojë, posaçërisht për familje të jetimëve.

Lehtësimi i barrës së jetesës së nevojtarëve në ditë të solidaritetit human dhe përçimi kudo i atmosferës së muajit të begatë të Ramazanit janë synime të këtij aktiviteti të dendur humanitar.

Familje jetimësh në Shijak, Durrës, Kavajë, Lushnjë dhe Fier marrin ndihma në ushqime në ditë të solidaritetit human

Muaji i Ramazanit ka bërë tashmë një të tretën e parë të tij; një periudhë kohore në të cilën Fondacioni ALSAR ka zhvilluar një varg aktivitetesh humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

Në atmosferën e solidaritetit human të këtij muaji dhe të projekteve humanitare të parashikuara për t’u realizuar në të, janë shpërndarë të premten ndihma në ushqime në disa qytete.

Veprimtaritë e kësaj dite janë mundësuar me mbështetjen nga TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, dhe në kuadër të bashkërendimit të Fondacionit ALSAR me të për shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familje jetimësh në Ramazan.

Pako me ushqime janë shpërndarë në Shijak, Durrës, Kavajë, Lushnjë dhe Fier. Ndihmën e kanë përfituar 200 familje jetimësh.

Fundjava do të ketë gjithashtu aktivitete të ngjashme humanitare, në të tjera pikëmbërritje, për ta bërë sa më të gjerë hartën e të ndihmuarve në Ramazan dhe për ta përçuar frymën e tij ngado.

Aktiviteti humanitar në Ramazan: shpërndahen pako me ushqime në qarkun e Elbasanit për familje jetimësh

Në traditën e një aktiviteti të ngjeshur humanitar në muajin e begatë të Ramazanit, Fondacioni ALSAR po kryen shpërndarje të ndihmës ushqimore në pjesë të ndryshme të vendit.

Radhën në veprimtarinë e këtyre ditëve e ka patur dhurimi i pakove me ushqime në qarkun e Elbasanit.

Ndihma në ushqime është shpërndarë për 150 familje të jetimëve në këtë qark.

Kjo ndihmë është mundësuar nga TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Falë bashkëpunimit dhe bashkërendimit të Fondacionit ALSAR dhe TİKA-s, shumë familje të tjera jetimësh do ta përfitojnë gjatë këtij muaji ndihmën me pako ushqimore.

Ramazani është një muaj i veçantë dhe për solidaritetin shoqëror, për ndihmën e dhënë shtresave në nevojë. Fondacioni ALSAR dallohet për iniciativat humanitare dhe projektet e realizuara me institucione, organizata e shoqata partnere.

Përgjatë Ramazanit pranë njerëzve në nevojë, shpërndahen pako me ushqime në Fushë-Krujë, Thumanë, Lezhë, Shkodër dhe Koplik

Fondacioni ALSAR intensifikon aktivitetin humanitar me ardhjen e Ramazanit. Një prej tre kolonave të veprimtarisë së tij merr tjetër forcë në këtë muaj dhe dendësohet me kalimin e ditëve.

Ndihma mbërrin në shtresa në nevojë, në njerëz në pritje për përkrahje. Fryma e solidaritetit përshkon qytete, fshatra e lokalitete, ngroh zemrat e nevojtarëve dhe ua lehtëson jetesën në këtë kohë të veçantë të vitit.

Në kuadër të bashkërendimit me TİKA-n, Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, dhe të ndihmës ushqimore të mundësuar prej saj, java ka nisur me shpërndarjen e pakove në segmentin e parë.

Në Fushë-Krujë, Thumanë, Lezhë, Shkodër dhe Koplik është bërë dhurimi i pakove me artikuj ushqimorë për banorë në nevojë.

Në këtë segment të parë të shpërndarjes së ndihmës së siguruar nga TİKA, pako me ushqime janë dhënë për 200 familje të fëmijëve jetimë.

Në të tjera vendndalime do të dërgohet kjo ndihmë në ditët e ardhshme, te të tjerë nevojtarë.

Një varg projektesh humanitare presin radhën për t’u realizuar nga ALSAR-i në bashkëpunim me institucione, organizata e shoqata partnere.

Fondacioni ALSAR dhe TİKA shpërndajnë ndihma ushqimore për jetimë të kryeqytetit në nisje të Ramazanit

Fondacioni ALSAR dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) kanë zhvilluar një aktivitet humanitar të mërkurën, më 18 shkurt, në kuadër të nisjes së muajit të Ramazanit.

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” është bërë shpërndarja e ndihmës humanitare në pako me ushqime për jetimë të Tiranës.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, dhe koordinatori i TİKA-s në Tiranë, z. Mustafa Ata, kanë qenë të pranishëm në shpërndarjen e ndihmave dhe u janë drejtuar pjesëmarrësve me fjalë përshëndetëse.

Atmosfera festive ishte lehtësisht e dukshme gjatë aktivitetit humanitar. Për jetimët u shpërndanë 900 pako me artikujt bazë ushqimorë.

Me aktivitetin startoi një fushatë e gjerë e shpërndarjes së ndihmave ushqimore në Ramazan, ndërsa TİKA do të dhurojë një total prej 3500 pakosh me ushqime për jetimë dhe familje në nevojë anembanë vendit, të paraqitur për ndihmë pranë Fondacionit ALSAR.

Aktivitete të tilla humanitare do të ketë në vazhdimësi përgjatë tërë Ramazanit. Përçimi i frymës së këtij muaji të begatë, lehtësimi i përditshmërisë së shtresave në nevojë dhe shprehja e solidaritetit njerëzor i bashkëshoqërojnë në synim këto aktivitete.

soap 2 day