Tag Archives: pako ushqimore

Fondacioni “ALSAR” dhe TİKA shpërndajnë ndihma ushqimore për fëmijët jetimë

Alsar

Qindra fëmijë jetimë dhe pjesëtarë të familjeve të tyre kanë mbushur pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet, të ftuar për të marrë pako ushqimore, si ndihmë në ditët e solidaritetit human gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.

Organizuar nga Fondacioni “ALSAR” dhe TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, shpërndarja e ndihmave ushqimore, në pako me 20 kg, u bë për 1000 fëmijë jetimë të Tiranës.

Ceremoninë e shpërndarjes së ndihmave e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük, koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, znj. Emine Gizem Başkan, dhe kryetari i Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra.

Z. Murat Ahmet Yörük u përcolli pjesëmarrësve në fjalën e tij përshëndetjet e presidentit turk, z. Recep Tayyip Erdoğan. Ambasadori tha se për çdo vit në Ramazan mblidhemi këtu me kontributin e TİKA-s dhe nëpërmjet bashkëpunimit me Fondacionin “ALSAR”.

Ai foli për ndihmat e dhëna në qytete dhe lokalitete të ndryshme të Shqipërisë nga institucione të ndryshme turke, për ecjen krah më krah të dy popujve me miqësi dhe vëllazëri të vërtetë, për premtimin për t’iu gjendur pranë shqiptarëve në ditë të mira dhe të këqija.

“Nuk ju lamë vetëm pas tërmetit, nuk jamë lamë vetëm gjatë pandemisë. Dhimbjet dhe vuajtjet tuaja janë dhimbjet dhe vuajtjet tona,” tha z. ambasador.

Murat Ahmet Yörük

Kryetari i Fondacionit “ALSAR” e nisi fjalën e tij përshëndetëse duke u uruar mirëseardhjen pjesëmarrësve në sallë.

Z. Mehdi Gurra e vuri theksin te ndihma e TİKA-s për fëmijët jetimë që janë nën kujdesin e Fondacionit “ALSAR”, për shpërndarjen në numër të përgjithshëm të 3500 pakove ushqimore për këta fëmijë, duke nisur me 1000 pako për fëmijët jetimë të Tiranës e duke vazhduar në ditët e ardhshme për ata në qytete të ndryshme të vendit.

Pasi e bëri dhe njëherë të njohur kujdesin e veçantë të treguar nga “ALSAR”-i për fëmijët jetimë, ai uroi një Ramazan të mbarë dhe agjërim të lehtë për çdokënd.

Fondacioni “ALSAR” përpiqet gjatë gjithë vitit t’u vijë në ndihmë të pamundurve, familjeve në nevojë, fëmijëve jetimë.
Kjo ndihmë merr vlerë të veçantë në muajin e bekuar të Ramazanit, si një lehtësim i vështirësive ekonomike dhe si shprehje e solidaritetit njerëzor. Mirënjohje meriton kontributi i TİKA-s për fëmijët jetimë të ndihmuar nga “ALSAR”-i!

soap 2 day