Te të verbërit dhe familjet e tyre në Elbasan me vakte të paketuara iftari

Vala e veprimtarive humanitare të zhvilluara në muajin e Ramazanit nga Fondacioni ALSAR përfshiu të shtunën Elbasanin, vendndalim për t’u ardhur në ndihmë familjeve të anëtarëve të shoqatës së të verbërve.

Dhënia e ndihmës ushqimore për këtë kategori invalidësh dhe familjet e tyre u shoqërua me shpërndarjen e vakteve të parapërgatitura të iftarit, në paketime të posaçme.

Të gjithë projektin e mbështeti Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Në saje të një bashkëpunimi mjaft të suksesshëm të ALSAR-it dhe TİKA-s gjatë këtij muaji në fushën humanitare janë ndihmuar shtresa në nevojë anekënd vendit.

I tërë ky aktivitet humanitar është kryer në kuadër të ditëve të solidaritetit human, kur mirëbërësia merr më shumë kuptim dhe ngjitet në nivele të larta.

soap 2 day