Tryeza e iftarit të përbashkët shtrohet në Vilëz

Në traditën e shtrimit të iftareve në Ramazan, një i tillë mblodhi mbrëmjen e së shtunës dhjetëra banorë në fshatin Vilëz, të njësisë administrative Zall-Bastar.

Ashtu si në ditët dhe javët e kaluara, iftari u shtrua si një organizim i përbashkët i Fondacionit ALSAR dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA).

Pjesëmarrësit në iftar, banorë, besimtarë dhe nevojtarë, shijuan ushqimin dhe ndanë përvojat e tyre në këto ditë agjërimi, sakrifice dhe adhurimi.

TİKA po mbështet gjatë Ramazanit një seri veprimtarish humanitare, përgjithësisht të shpërndarjes së ndihmave humanitare dhe të shtrimit të iftareve.

Fondacioni ALSAR ka krijuar një traditë, të nisur që në fillimet e tij, të shtrimit të iftareve. Kjo traditë pasurohet dhe forcohet me kalimin e viteve, dhe një kontribut të çmuar për këtë jep dhe TİKA me mbështetjen e saj.

soap 2 day