Urimi i Fondacionit ALSAR: Gëzuar Fitër Bajramin!

Fondacioni ALSAR u përcjell të gjithë besimtarëve, bashkëqytetarëve, bashkëkombasve, urimin për një Fitër Bajram të gëzuar!

Në mbarim të një muaji të mbushur me adhurim, me sakrificë të kushtuar Zotit, Fitër Bajrami sjell gëzim legjitim, është festa e agjëruesve.

Më të përkorë, më të devotshëm, më të përulur e më të virtytshëm na ka bërë ky Ramazan.

Në një muaj forcuam besimin, vëllazërinë, solidaritetin, dhe u ulëm së bashku në tryezat e iftarit.

Muaji i madhëruar na bashkoi më tepër, na bëri më të ndjeshëm e më të gatshëm për të qenë pranë njerëzve në nevojë.

Ramazani u përjetua te ALSAR-i me intensitetin e përhershëm të aktivitetit humanitar, të dërgimit të ndihmës te më të pamundurit, e të përçimit te ta të gëzimit e dritës së këtij muaji.

Shpresojmë që agjërimi, duatë dhe punët tona në dobi të shoqërisë të jenë pranuar te Zoti i Plotfuqishëm.

Urimi ynë buron natyrshëm, i gjithmbarshëm, për çdo njeri të gëzuar në këtë festë të madhe.

Për shumë vjet Fitër Bajramin!

soap 2 day