Urimi i Fondacionit ALSAR: Gëzuar Fitër Bajramin!

Në një ditë feste për besimtarët muslimanë ngado në botë, në mbarim të një muaji të mbushur me sfida vetjake, për t’u bërë më të përkorë e më të mirë, urojmë për të gjithë shqiptarët një Bajram të gëzuar!

Sakrifica e agjërimit, me të cilën njeriu ngjit shkallë në nivelin e qenësisë së tij, përbën një vepër sublime për hir të Zotit. Ajo është rrugë drejt përmbushjes shpirtërore, drejt së kuptuarit të duhur të qëllimit për çka jemi sjellë në këtë botë kalimtare.

Ramazani, muaj i tregimit të vullnetit të fortë dhe devotshmërisë, përbashkon zemra dhe ushqen ndjesi të larta njerëzore. Empatia dhe solidarizimi mbizotërojnë ndër agjërues e përtej, duke e bërë njeriun më social.

Kjo gatishmëri për të hequr dorë nga gjëra të dëshiruara në përditshmërinë tonë, qoftë dhe për një muaj, i jep impulse pozitive shoqërisë, ndjekur nga kënaqësia maksimale e të përjetuarit së bashku të Bajramit.

Si në çdo vit dhe për çdo Ramazan, Fondacioni ALSAR e pati këtë muaj plot me aktivitet humanitar, në lëvizje pandërprerë në shpërndarjen e ndihmës dhe në përçimin e frymës së solidaritetit njerëzor.

Me vetëdijen për misionin tonë, përsëritëm vetveten dhe u gjendëm sërish krah njerëzve, për ta bërë më të lehtë sakrificën tek disa, e për t’i lehtësuar ngushticat te të tjerë.

Urimi i përzemërt në këtë mbarim agjërimi vjen natyrshëm, dalë nga zemra dhe mbarëpërfshirës: GËZUAR!

soap 2 day