Vazhdimësia e një projekti humanitar, iftar dhe në Fushë-Krujë

Ramazani ka hyrë në ditët e fundit të tij, ndërsa aktivitetet tona humanitare nuk kanë të ndalur.

Në solidaritet human me shtresa në nevojë, vijojnë veprimtaritë që u lehtësojnë përditshmërinë njerëzve dhe kontribuojnë për vëllazërimin besimor dhe forcimin e lidhjeve sociale.

Fushë-Kruja ka qenë stacioni i radhës në mesjavë në projektin e shtrimit dhe dhënies së iftareve për agjërues dhe shtresa në nevojë.

Me mbështetjen e TİKA-s, është mundësuar dhënia e iftarit për 100 persona. Të mbledhur në një xhami, agjërues në Ramazan kanë ngrënë vaktet e parapërgatitura të iftarit.

Fondacioni ALSAR dhe TİKA janë angazhuar që në nisje të këtij muaji agjërimi në realizimin e projektit humanitar të dhënies e shtrimit të iftareve në qytete të ndryshme të vendit.

soap 2 day