U bënë tashmë rreth dy javë që Fondacioni ALSAR zhvillon veprimtari intensive humanitare në kuadër të muajit të Ramazanit.
Vijimin e këtyre veprimtarive po e mbështet këto ditë një prej partnerëve ndërkombëtarë, WEFA, me qendër në Gjermani.
Bashkëpunimi përfshin një sërë aktivitetesh, një prej të cilëve u zhvillua të mërkurën, më 13 prill.
E përfaqësuar me një delegacion, WEFA u erdhi në ndihmë 250 familjeve në nevojë me pako ushqimore.
Ndihmat në ushqime u shpërndanë në koordinim me ALSAR-in në njësinë administrative Zall-Bastar.
Solidariteti dhe fryma vëllazërore që bart muaji i Ramazanit u shpreh gjithashtu nëpërmjet vizitave në shtëpi të familjeve në kushte të vështira jetese.