Studentët e Fondacionit “ALSAR” realizuan me sukses edhe veprimtarinë sportive nën moton “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Projekti u realizua në Tiranë gjatë muajit mars në fushat e kompleksit sportiv të Liqenit Artificial, me synimin për t’u argëtuar dhe forcuar marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet tyre dhe zhvilluan për këtë qëllim një mini kampionat volejbolli.