Programi humanitar në vendin tonë i shoqatës së ndihmave me qendër në Gjermani, EMIN, përmbante dhe projektin e mbështetjes së jetimëve, duke ndihmuar dhjetëra prej tyre.
Në aktivitetin e organizuar të hënën në mjediset e Fondacionit ALSAR, personeli i përbashkët shpërndau veshmbathje dhe ndihmë financiare për fëmijë jetimë.
Për 75 jetimë u dhanë veshmbathje; një ndihmë e konsiderueshme dhe e nevojshme për fëmijët. U shpërnda gjithashtu dhe ndihmë financiare për 50 jetimë.
Shpërndarja e ndihmave u bë në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan, mbushur me veprimtari të shumta humanitare, të zhvilluara shpesh si bashkëpunime të ALSAR-it me partnerë ndërkombëtarë.
EMIN do të shpërndante gjithashtu ndihma ushqimore për shtresa në nevojë dhe do të shtronte iftare në fundjavën e kaluar.