Fëmijët jetimë nën përkujdesin e Fondacionit ALSAR janë në qendër të vëmendjes në aktivitetet humanitare të zhvilluara përgjatë këtij muaji.
Shumë prej tyre janë ndihmuar në disa forma, me ushqime, me veshmbathje, dhe financiarisht, siguruar nëpërmjet bashkëpunimeve të ndryshme.
Me një projekt humanitar po i ndihmon ata dhe IHH me qendër në Holandë, e mirënjohur për kontribute të ngjashme dhe në periudha të tjera të vitit.
Ndihma e dhënë në fillim të kësaj jave ishte për 100 fëmijë jetimë, të gëzuar me veshje të reja, të cilat patën mundësi t’i përzgjedhin dhe vetë në qendrat tregtare.
Muajin e Ramazanit e karakterizon në Fondacionin ALSAR një veprimtari e gjerë humanitare në kuadër të ditëve të solidaritetit human.