Veshmbathje për jetimët në Kurban Bajram

Siç ndodh gjithmonë kur vijnë Bajramet, të gëzuarit e parë janë fëmijët, si marrës dhuratash. Dhe si për çdo Bajram, Fondacioni ALSAR kujdeset që jetimët të lumturohen sa më shumë.

Pragu i këtij Kurban Bajrami nuk mund të ishte ndryshe. Tradita vijoi dhe u pasurua me dy aktivitete të tilla.

Nën fokusin e vazhdueshëm të fondacionit, qindra fëmijëve jetimë iu dhuruan veshmbathje fundjavën e sapolënë pas.

Në aktivitetin humanitar të zhvilluar në mjediset e hotelit “Tirana International”, punonjës të ALSAR-it pritën me dashuri jetimët dhe u dhanë dhuratën në veshje të përgatitur paraprakisht.

Përfitues të veshmbathjeve ishin 350 fëmijë, ndërsa aktivitetin e mbështeti WEFA, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani.

Një veprimtari e ngjashme u organizua dhe për jetimë të tjerë, me mbështetjen e një tjetër enti partner të ALSAR-it.

soap 2 day