Gjithanshmëria e ndihmës së dhënë për 200 fëmijë jetimë në Tiranë të hënën e fundit të shtatorit u plotësua me veshmbathjet e dhuruara atyre.
Pas marrjes së ndihmës periodike financiare, çantave dhe mjeteve të tjera shkollore, për jetimët u dhuruan dhe veshmbathje, pantallona, bluza dhe atlete.
Veprimtarinë dhuruese të Fondacionit ALSAR e mbështeti IHH me qendër në Holandë.
Aktiviteti humanitar i ALSAR-it i kushtuar fëmijëve jetimë ka në historikun e tij shumë projekte ndihmash, realizuar me sukses në të katër anët e vendit.
Qindra fëmijë jetimë janë prej vitesh nën përkujdesjen e Fondacionit ALSAR, të ndihmuar në çdo pikëpamje. Shumë prej projekteve të ndihmave për jetimët kanë patur dhe kanë mbështetjen e organizatave dhe fondacioneve të huaja partnere.