Në kuadër të ditëve të solidaritetit human në muajin e begatë të Ramazanit, Fondacioni ALSAR ka vijuar me shpërndarjen e pakove me ushqime në qytete e lokalitete të ndryshme të vendit.
Segmenti i radhës ku është ndarë ndihma ka përfshirë Shijakun, Durrësin, Kavajën, Rrogozhinën, Lushnjën, Fierin dhe Vlorën.
Përfitues të ndihmës së dhënë në ushqime kanë qenë 300 familje jetimësh dhe të shtresave sociale në nevojë.
Ndihma e shpërndarë në këtë segment është pjesë e një sipërmarrjeje të madhe humanitare të ALSAR-it në këtë muaj të madhërueshëm, të mbështetur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA).
Dy institucionet bashkëveprojnë në mënyrë efektive në Ramazan në veprimtari bamirëse.