Solidariteti human i shpërfaqur më fort në Ramazan vazhdon të nxisë nisma humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.
Përmes projektit të radhës janë shpërndarë sot në fshatin Vilëz të Tiranës ndihma në ushqime. Një sasi prej 84 pakosh me artikujt bazë ushqimorë u është dhënë familjeve në nevojë të këtij fshati.
Shpërndarjen e kësaj ndihme, që në tërësinë e saj përbëhet nga 100 pako ushqimore, 16 prej të cilave ndahen të martën për fëmijë jetimë, e mundësoi një grup dhuruesish në Holandë.
Një përfaqësues i tyre, organizues dhe koordinues, z. İsmet Yen, ishte i pranishëm në veprimtarinë shpërndarëse.
Bashkëpunime të tilla të natyrës humanitare janë të zakonshme në përditshmërinë e Fondacionit ALSAR, veçanërisht gjatë këtij muaji, kur dhënia e ndihmës për nevojtarët ka intensitet të shtuar.