Në kuadër të festës së Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij vijojnë shpërndarjen e mishit të kurbaneve në ndihmë të familjeve në nevojë.
Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Mercy to Humanity’ u bë e mundur shpërndarja e mishit të kurbaneve për 800 familje në nevojë.
Përfitues nga ky projekt humanitar ishin familje nga një gjeografi e përzier midis Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit.
Shpërndarja e mishit të kurbaneve vijon në kohë reale deri në përmbushjen e amanetit.