Starton projekti i iftareve në bashkëpunim me ‘WEFA’.
Iftarin e mbrëmshëm ‘Fondacioni Alsar’ u gjend në xhaminë e fshatit Mënik ku hodhi siparin projekti i shpërndarjes të iftarit për 1000 persona në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’.
Projekti ka si synim solidarizimin me çdo familje në nevojë dhe me çdo agjërues që Muaji i Ramazanit të kalohet sa më gëzueshëm.
Projekti mbi shpërndarjen e iftarëve për 1000 persona do të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri në ditën e fundit të Muajit të Ramazanit. Shpërndarja e iftareve do ndiqet në dy forma, në iftare të shtruara në ambiente publike apo në paketa të dhuruara për konsumim në ambiente private.