Në kuadër të aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR, javën e kaluar u zhvilluan një varg aktivitetesh në kurset fundjavore të mësim-edukimit.
Në ditën e parë të veprimtarisë u kryen vizita dhe u ndoqën nga afër zhvillimet e kurseve në qarkun e Elbasanit, në qytetin e Elbasanit dhe në Belsh.
Procesi i inspektimit dhe i zhvillimit të aktiviteteve edukativo-argëtuese ka vijuar në ditën e dytë në qytetet e Tiranës dhe Kavajës.
Ndjekjen e procesit mësimor e pasuan aktivitete për argëtimin e fëmijëve, në orë të kaluara gëzueshëm me gjëra për të ngrënë dhe për t’u zbavitur. U zhvilluan konkurse, për të nxjerrë në pah nivelin e përvetësimit të njohurive nga fëmijët, dhe u shtrua drekë e përbashkët.
Të pranishëm në këto veprimtari ishin dhe dy përfaqësues të entit mbështetës, IHH-së me qendër në Holandë.
Ky organizëm humanitar e mbështet prej kohësh zhvillimin e këtyre kurseve fundjavore, ku u jepet mundësi fëmijëve të marrin njohuri të nevojshme për mirërritjen e tyre dhe ta kalojnë kohën në mënyrë të dobishme.
E përkushtuar në dhënien e ndihmës për edukimin e brezit të ri, IHH ka mbështetur ndër vite zhvillimin e dhjetë kurseve, me pjesëmarrjen e 400 fëmijëve në të gjithë vendin.
Përkujdesi për fëmijët dhe të rinjtë është një proces i pandërprerë në aktivitetin humanitar, arsimor dhe kulturor të Fondacionit ALSAR, i realizuar në bashkëpunim dhe me organizata të tilla partnere.