Vizitë e ambasadorit të Kuvajtit në selinë e fondacionit “ALSAR”

Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Z. Fayez Mishari Al-Jassim vizitoi sot selinë e Fondacionit “ALSAR”. Ai u prit nga kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Z. Mehdi Gurra gjatë këtij takimi të zhvilluar në një frymë të ngrohtë e miqërore ai i paraqiti mikut të nderuar një prezantim të veprimtarisë së Fondacionit, duke hedhur dritë mbi arritjet perpjekjet dhe angazhimet e tij për të ofruar dhënien e kontributit në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe ruajtjes e zhvillimit të vlerave të traditës sonë kulturore e kombëtare. Ndër të tjera gjatë fjalës së tij ai vlerësoi maksimalisht edhe kontributin e çmuar të Shtetit të Kuvajtit që ka ofruar në Shqipëri duke e konsideruar atë si një nga shembujt konkretë e më shprehës të dashamirësisë, miqësisë që ka populli, dhe Shteti Kuvajtian ndaj Shqipërisë. Ai theksoi se ndihma bujare e Shtetit të Kuvajtit, ka ndikuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë, në dy dekadat e fundit. Me fondet e të cilit janë rehabilituar spitale, ujësjellës, kopshte e shkolla, duke i ofruar njëherazi një kontribut e ndihmë të pakursyer edhe kategorive të njerëzve në nevojë ndër të cilët edhe fëmijët jetimë. Z. Gurra shprehu besimin se bashkëpunimi i nisur tashmë ndërmjet Alsarit dhe organizatave partnere në Shtetin e Kuvajtit do të rritet e forcohet edhe më shumë. Ambasadori i Kuvajtit, Shkëlqesia e Tij Z. Fayez Mishari Al-Jassim nga ana e tij shprehu vlerësimet dhe konsideratat për arritjet e Fondacionit “Alsar” si një ndër organizatat me aktive të shoqërise civile në shërbim të shoqërisë shqiptare duke i uruar atij suksese të metejshme në të ardhmen. Në përfundim të këtij takimi Z. Gurra i rishprehu Shkëlqesisë së Tij, mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për mbështetjen e pakursyer që populli dhe Shteti i Kuvajtit kanë dhënë për zhvillimin ekonomiko-social në Shqipëri.

soap 2 day