Vizitë e kryetarit të Fondacionit ALSAR në sindikatën turke të Shëndetësisë, Öz Sağlık-İş, takim me drejtuesin e saj

Një tjetër takim i z. Mehdi Gurra në qëndrimin në kryeqytetin turk ishte ai me kryetarin e Sindikatës së Shëndetësisë.

Drejtuesi i Öz Sağlık-İş, z. Devlet Sert, i uroi së pari mirëseardhjen kryetarit të Fondacionit ALSAR, me theksin më pas në fjalën e tij në rëndësinë e bashkëpunimit institucional.

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR, posaçërisht në ndihmë të shtresave në nevojë, u vu në pah në bisedë, i lavdëruar nga kryetari i sindikatës turke të Shëndetësisë.

Vlerësim u shpreh nga ai dhe për angazhimin e vazhdueshëm të ALSAR-it në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Devlet Sert garantoi vijueshmërinë e bashkëpunimit të institucionit të udhëhequr prej tij dhe Fondacionit ALSAR.

Ai u falënderua nga z. Mehdi Gurra për pritjen e rezervuar. Një falënderim tjetër u përcoll për të për pjesëmarrjen në simpoziumin e organizuar nga Fondacioni ALSAR në mesin e nëntorit të vitit të kaluar në Tiranë për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-turke.

Gurra do të shprehte dhe mirënjohjen për kontributin e kësaj sindikate në ndihmë të aktivitetit humanitar të ALSAR-it, e për gatishmërinë e treguar për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

Pritja dhe takimi u mbizotëruan nga fryma miqësore e vëllazërore.

soap 2 day